Dejevsky: Rusia mund ta njohë Kosovën në shkëmbim të Krimesë

Postuar në 26 Janar, 2017 12:25

Publicistja e njohur britanike, njohëse e rrethanave në Rusi, Mary Dejevsky, i tha Radios Evropa e Lirë, se zgjidhja e mundshme përmes një marrëveshjeje mes perëndimit dhe Rusisë do të ishte “njohja e autoritetit rus mbi Krimenë si shkëmbim që Rusia ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.Ajo tha se për perëndimin që ka vënë sanksione ndaj Rusisë, “më produktive do të ishte të shihet se çfarë mund të merret në shkëmbim të pranimit se Krimeja nuk do t’i kthehet Ukrainës”.

“Pra perëndimi ka tani një zgjidhje. A do të vazhdojë me sanksione duke ‘ngrirë’ Rusinë dhe posaçërisht Krimenë, duke e përjashtuar nga diskutimet ndërkombëtare, apo do të pranojë autoritetin rus në Krime duke provuar që të marrë diçka në një afat mesëm si shkëmbim. Dhe një nga gjërat, që unë mendova se mund të vendoset në tavolinë në këtë periudhë, është që të thuhet se ‘në rregull – Rusi – ju keni tërhequr një paralele me atë që perëndimi bëri në Kosovë me atë që bëtë në Krime”

Dejevsky tha se lidhjet e kamotshme të Rusisë me Serbinë që janë historike, kulturore dhe emocionale asnjëherë nuk do të humben, por ato nuk mund të shihen përgjithmonë në përjashtim të mundësisë së pranimit se Kosova është një shtet i pavarur.

http://www.gazetaexpress.com/intervista/dejevsky-rusia-mund-ta-njohe-kos...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.