Greqia s’ka ndërmend veton për Shqipërinë, Kotzias: Takohemi në BE!
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t’i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka shtuar se pala greke nuk me sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij Shqipërisë i janë vënë kushte nga Brukseli.
“Kur Shqipëria mendonte se integrimi në BE do të ishte një shetitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme joserioze. Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t’i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare. Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje. Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen. Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian””.
Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ridalë në skenë, pasi shtatë rekturë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar, duke theksuar se në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit. Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.
http://webtv.ert.gr/katigories/enimerosi/o-ipourgos-exoterikon-n-kotzias...
Add new comment