Papa: Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, e zgjodhi populli
Papa Françesku paralajmëroi për rrezikun nga "populizmi" dhe nxitja te njerëzit për të zgjedhur "çlirimtarë" dhe për t'u rrethuar me "tela". Në një intervistë për spanjollen El Pais kreu i Kishës Katolike tha se është e natyrshme që kriza të shkaktojë frikë dhe shqetësime.
"Për mua shembulli tipik i populizmit evropian është Gjermania e vitit 1933. Gjermanët ishin duke kërkuar një udhëheqës, dikush që mund t'u kthente identitetin e humbur dhe aty doli një djalë i quajtur Adolf Hitler i cili tha "Unë e bëj". Hitleri nuk uzurpoi pushtetin, u zgjodh nga populli dhe pastaj e shkatërroi atë"- tha Papa.
Njerëzit thonë se "ne kërkojmë një shpëtimtar që do të na japë përsëri identitetin tonë dhe të na mbrojë me mure, me tela me gjemba dhe me ndonjë gjë që të tjerët nuk mund të na vjedhin identitetin tonë. Dhe kjo është shumë serioze. Situata gjermane është tipike. Ishte një popull në krizë duke kërkuar identitetin e tij dhe u shfaq ky lider karizmatik. Ai u dha gjermanëve një identitet të shtrembër që e dimë se ku i çoi".- theksoi kreu i Kishës Katolike. Papa iu referua zgjedhjes së presidentit Doanld Trump, për të cilin tha se nuk e kishte ndjekur ceremoninë e inagurimit, pasi ishte në takim me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy. "Të presim e të shohim"-tha Papa duke komentuar pritshmëritë për Donald Trump.
Comments
michaelbraun@yahoo.com
Po protestat e organizuara nga Sorrosi nuk janë populizëm.
Add new comment