Turqia ndryshon kursin me 180 gradë: Pa Assadin nuk ka zgjidhje

Postuar në 20 Janar, 2017 16:23

Bashar al – Assad duket se ka kapërcyer edhe një pengësë tjetër teksa armiku kryesor i tij në rajon, Turqia, nuk e sheh më të domosdoshëm largimin e tij. Përkundrazi, Assad tashmë është pjesë e zgjidhjes së problemit. Njoftimin për këtë ndryshim dramatik të qëndirmit turk e ka dhënë zv.kryeministri Mehmet Simsek në samitin e Davosit. Sipas tij “faktet në terren kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, kështu që Turqia nuk insiston më në zgjidhjen pa Assadin; nuk është realiste”.

Ne duhet të jemi pragmatistë, realistë”, shtoi ai.  Ky është ndoshta ndryshimi më i madh që vjen në lidhje me krizën siriane. Turqia është një vend i përfshirë shumë në luftën në këtë vend, ajo është akuzuar gjerësisht si mbështetëse e Shtetit Islamik, aq sa Rusia, në kohën e incidenteve me Ankaranë, publikonte fotografi të kontrabandës së naftës që i lejonte ISIS-it të akumulonte deri në 2 milionë dollarë në ditë. Po kështu, Ankaraja zyrtare është kancelaria e parë që këmbënguli dhe denoncoi përdorimin e armëve kimike nga Assad, aq sa Erdogan vizitoi SHBA-në duke lobuar për një ndërhyrje nga ajri në Siri.

Aktualisht realiteti ka ndryshuar shumë. SHBA mbështetet te kurdët, të cilët Turqia i sheh si armikun kryesor. Ky qëndrim i ri i bën negociatat në Astana mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë, me praninë e Assad dhe opozitës, pa Al Nusran dhe Daesh, shumë efektive, pasi duket se edhe mosmarrëveshjet për emrin e presidentit sirian nuk ekzistojnë më.  

http://www.presstv.com/Detail/2017/01/20/507006/Turkey-Syria-Davos-Deput...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.