CNN sqaron: Çfarë ndodh nëse ditën e inaugurimit vritet Trump, Pence, Ryan?
Çfarë ndodh nëse Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, vriten ditën e inaugurimit. Këtë pyetje e sqaron rrjeti CNN në një material të publikuar dje që merr parasysh më të keqen. Radha i vjen Paul Ryan, kreu i Kongresit, mandej kreut të Senatit, të gjithë të pranishëm në ceremoni. Po sikur të gjithë të vriten? Protokolli i transferimit të pushtetit parashikon që përzgjedhja të fillojë nga një prej sekretarëve. Mirëpo sekretari i Shtetit Kerry jep dorëheqjen para inaugurimit. Në këtë rast, siç sqaron CNN ka një “të mbijetuar të paracaktuar” i cili pikërisht për kësi rastesh nuk merr pjesë në ceremoni. Materiali është sqarues, por njësoj si lajmet e herpashershme të rrjeteve të ndryshme për vdekjen e Trump në detyrë, nuk është pritur edhe aq mirë.
Add new comment