Turqi, shqetësime për kalimin drejt shtetit njëpartiak

Postuar në 11 Janar, 2017 09:42

Në Turqi kanë nisur diskutimet për ndryshimet e reja kushtetuese që pritet të sjellin pasoja të rëndësishme për vendin. Gazeta e njohur turke “Hurriyet” publikon sot një opinion të Mehmet Y. Yilmaz që I kushton vëmendje edhe faktit se ndryshimet po trajtohen në një mosnjohje të madhe.

36% e qytetarëve që do të votojnë në një referendum të mundshëm nuk kanë asnjë informacion për ndrhyshimin e kushtetutës. 28% kanë shumë pak njohuri dhe 14% kanë pak njohuri”, shkruan autori.

Statistika të ngjashme me vende si yni, ku angazhimi politik nuk shkon përtej mobilizimeve partiake. Çka më shumë rëndësi është se autori në fjalë shtron pyetje nëse deputetë dinë ndonjë gjë më shumë, teksa flet për përfaqësues në parlamentin turk që firmosin çdo gjë pa kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Ndryshimet në vetvete mendohet se do të transformojnë republikën turke, për t’I dhënë asaj fizionominë e një shteti me një parti.

Po hyjmë në një erë kur ndarja e pushteteve do të marrë fund tërësisht, kur legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori do të jenë në duart e një njeriu: presidentit”, shkruan Yilmaz.

Sipas tij vendi do të qeveriset me dekrete presidenciale nga të cilët do të varet e gjithë jeta politike. Një çështje që qëndron në hava sa kohë deputetët turq, një pjesë e tyre nuk janë të vetëdojshëm për atë që po ndodh sipas autorit që flet këtu për kalimin drejt një sistemi thuajse monarkik. Po kështu ai citon deklarata të politikanëve turq siopas të cilëve Erdogan është në negociata me kurdët ndaj të cilëve ka premtuar autonomi. Sipas kryetarit të Partisë Nacionaliste, Devlet Bahçeli, sistemi që ka në mendje Erdogan, është ai presidencial. Por kjo do të kërkonte një Turqi federative e cila mandej çon në ndarje territoriale. Ky është vizioni që ofron ky politikan I cili bën thirrje për reformim të sistemit aktual.

http://www.hurriyetdailynews.com/toward-a-regime-change-in-turkey.aspx?p...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.