Tillerson: Dialog me Rusinë, por do rekomandoja përgjigje më të fortë për Krimenë
Rex Tillerson, kandidati për Sekretar i Departamentit të Shtetit në SHBA, është prezantuar sot para Senatit për të dhënë shpjegime për politikën e jashtme amerikane. Krejt ndryshe nga sa është percpetimi mbi Trump, Tillerson, ka folur për veçanësinë amerikane, për vlerat e SHBA-së, duke nënvizuar se “prioriteti kryesor do të jetë mundja e ISIS”.
“Kur çdo gjë është prioritet, atëherë asgjë nuk prioritare”, tha Tillerson.
Ai ka folur për nevojën e forcimit të aleancës perëndimore, për riafrimimin e lidershipit amerikan, duke kritikuar dobësitë e këtyre dekadave.
“Ne duhet të merremi me atë që shohim dhe jo me atë që shpresojmë”, shtoi ai. Duke u referuar Lincoln, Tillerson tha se të drejtat e njeriut janë një fjalëkyçe për Politikën e Jashtme amerikane, një pozicion ky që sqaron shuëmçka nga tollovia e fushatës elektorale.
Ai ka njohur diferencat me Rusinë, por ka deklaruar se duhet dialoguar me Kremlinin.
Më poshtë seanca dëgjimore live:
Add new comment