seanca degjimore
Takimi i Kretës, LSI kërkon seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë seancë dëgjimore me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Kërkesa është bërë në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme nga deputetja Klajda Gjosha dhe është mbështetur nga socialistja Mimi Kodheli.
Si arsye për këtë seancë duket se është informimi mbi bisedimet e zhvilluara në Kretë mes Bushatit dhe homologut grek Kotizas, për të cilat ka shumë paqartësi.
Tillerson: Dialog me Rusinë, por do rekomandoja përgjigje më të fortë për Krimenë
Rex Tillerson, kandidati për Sekretar i Departamentit të Shtetit në SHBA, është prezantuar sot para Senatit për të dhënë shpjegime për politikën e jashtme amerikane. Krejt ndryshe nga sa është percpetimi mbi Trump, Tillerson, ka folur për veçanësinë amerikane, për vlerat e SHBA-së, duke nënvizuar se “prioriteti kryesor do të jetë mundja e ISIS”.
“Kur çdo gjë është prioritet, atëherë asgjë nuk prioritare”, tha Tillerson.
Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore
Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.
Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.
Pretendimet për përgjim nga Policia, PD kërkon seancë dëgjimore me Tahirin, Visho Ajazin dhe Adriatik Llallën
Partia Demokratie ka dalë sot zyrtarisht me një qëndrim për çështjen e të ashtuquajturës pajisje e përgjimit që pretendohet se është në përdorim të paligjshëm nga Policia e Shtetit. Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një listë të personave që sipas tij përgjohen në këtë mënyrë. Sot, kryetarimi PD-së, Lulzim Basha, ka ecur më tej, kur ka paralajmëruar thirrjen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, të ministrit Sajmir Tahiri, që do të jetë përballë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror.