Obama ikën me lot në sy nga Shtëpia e Bardhë
Në arritjet e mandatit të tij dhe rëndësinë e demokracisë u fokusua presidenti në largim Barack Obama, në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar popullit amerikan nga Çikago, qyteti ku ai u zgjodh senator. Obama e filloi fjalimin e tij duke falenderuar qytetarët amerikanë pavarësisht nëse ishin " dakord ose jo me të" dhe i ftoi të mbrojnë idealet e vendit dhe Kushtetutën nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. "Bisedat me ju më mbajtën me të sinqertë dhe një president më të mirë"-tha ai.
Ai shtoi se demokracia kërkon punë dhe se ndonjëherë është bërë një hap përpara dhe dy prapa, duke shtuar se tranzicioni paqësor i pushtetit nga një president i zgjedhur lirisht tek një tjetër është vlera e demokracisë amerikane. Obama iu referua arritjeve të qeverisë së tij për mbrojtjen nga terrorizmi, për mbulimin e nevojave të miliona qytetarëve me sistemin e ri shëndetësor, zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e punësimit, progresin në çështjet e mjedisit si dhe rinisjen e marrëdhënieve me Kubën.
Duke iu referuar disa nga sfidave me të cilat përballet vendi, Obama foli për rrezikun e rritjes së pabarazisë ekonomike që sipas tij i çon qytetarët drejt izolimit dhe cinizmit, racizmit që ndan Amerikën, por edhe në rezistencën ndaj emigrantëve. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive në çështjet publike për të sjellë ndryshimin që ata duan ashtu si tetë vjet më parë.
Obama nuk harroi të gruan dhe familjen si dhe zv/presidentin Joe Biden për mbështetjen. Duke folur për bashkëshorten ai tha: "Michelle për 25 vitet e fundit ka qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por dhe mikut im më i mirë. Mori përsipër një rol që nuk ia kisha kërkuar dhe e bëri me stil dhe humor të mirë. E bëri Shtëpnë e Bardhë një vend që u përket të gjithëve. "Më ke bërë krenar. Na ke bërë të gjithëve krenarë ", përfundoi Obama, ndërsa siç raportojnë mediat amerikane Michelle iu përgjigj duke pëshpëritur "Unë të dua".
Comments
Paste kemben e mbare.
Paste kemben e mbare.
Add new comment