“Perdja e Hekurt”...dixhitale

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 18:39

Situata e krijuar në zgjedhjet presidenciale amerikane ka krijuar një perspektivë krejt tjetër për ato që quhen strategji të sigurisë kombëtare. Ndonëse institucionet amerikane nuk kanë provuar dot se pati hakerime nga Rusia që ndikuan në zgjedhje, akuza qëndron dhe madje qëndron edhe premtimi i presidentit Barack Obama për hakmarrje. Në këtë kuadër,

në Rusi po del në sipërfaqe diskutimi për shkëputjen totale të vendit nga interneti global. Diçka që e prezanton botën e sotme me atë që sjell shekulli i 21-të. Këshilltari për internetin i presidentit rus, German Klimenko, është shprehur në një intervistë televizive se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë. Madje në Rusi ka nisur edhe miratimin e një ligji për këtë çështje që në muajin nëntor, në të cilin parashikohet mbrojtje a infrastrukturës kritike për vendin e cila duhet të jetë e vendosur brenda territorit

Për këto arsye por edhe për faktin se Perëndimi nxori Krimenë nga Google dhe shërbimet Microsoft pas aneksimit nga Rusia, Kremlini ka urdhëruar futjen e serverave dhe të dhënave brenda Rusisë. Kërcënimi është me të vërtetë strategjik, pasi presione po i bëhen edhe shërbimeve VISA dhe MasterCard që të ndërpresin aktivitetin me Rusinë. Po kështu ka kërcënime reale për nxjerrjen e vendit nga Shoqëria për Telekomunikimin Botëror Ndërbankar Financiar që përcjell transaksionet.

https://sputniknews.com/world/201612311049164624-russia-internet-disconn...

Një ide që po trajtohet është marrëveshja me Indinë dhe Kinën në mënyrë që të sigurohet rruga e tranzitit nga faqet jashtë territorit. Këtu problemi nuk shtrohet vetëm për Rusinë, por për forcën e jashtëzakonshme të internetit dhe kompanive kryesore në strategjitë e sigurisë globale. Nuk dihet se cili do të jetë impakti ekonomik nëse ky Plan B vihet në jetë, por me siguri që po i afrohemi një Perdeje të Hekurt të dytë, kësaj radhe dixhitale edhe pse mme shumë pore dhe e kalueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.