“Interesi numri një i Shqipërisë në Greqi janë emigrantët”
Koço Kokëdhima ka qenë dje i ftuar në emisionin “Zululand” në “TemaTv”. Ai është pyetur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe marrëdhëniet me Greqinë dhe politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Kokëdhima ka shprehur vlerësime maksimale për emigrantët shqiptarë në tërësi, duke i quajtur emigrantët në Greqi, “pjesa më e mirë e shqiptarëve”. Kjo pasi sipas tij, ata kanë qenë për një kohë të gjatë kontribuues të ekonomisë, kanë përballuar sakrifica të mëdha dhe diskriminim, por edhe janë ndjerë të lënë pas dore nga shteti i tyre.
Në këtë kuadër, Kokëdhima ka shprehur rezerva për politikën e jashtme të Ramës, duke theksuar se “unë jam për një politikë pa retorikë. Për një politikë të jashtme që nuk flet, por bën punë dhe flet përmes punës”. I pyetur nëse çështjet që ekzistojnë me Greqinë duhen hapur, Kokëdhima ka theksuar se “emigrantët shqiptarë në Greqi janë interesi numri një i Shqipërisë me këtë vend”. Sipas tij çështjet e mbetura pezull, si ligji i luftës duhen trajtuar me kujdes dhe pa rënduar marrëdhniet që janë shumë të rëndësishme.
“Nuk është e nevojshme t’i hedhim benzinë zjarrit. Kemi mundësinë që marrëdhëniet me Greqinë t’i trajtojmë në mënyrë diplomatike përmes BE-së”, tha ish-deputeti socialist.
Ai ka vlerësuar rolin e Edi Ramës në miratimin e reformës territoriale, sidomos për ndarjen administrative në zonën e Himarës, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar përballoi presione shumë të forta nga qarqe të caktuara në Greqi.
Comments
Po more Koço po, kur mutin e
Po more Koço po, kur mutin e keni bere bashke, ai qenka mut i mire dhe profumon "dolce & gabbana" (se per ndarjen administrative ne Himare ti ishe ideatori dhe dora), ndersa kur kryeministri dhjet pa shoqerine tende, ai lloj muti kuterbon. Gelozi muti d.m.th!
Po gjithsesi, ai eshte i vetmi prodhim qe ti me Edin mund te beni, si veç e veç si te dy bashke.
Add new comment