Sirianë, irakenë, afganë dhe palestinezë – nisma për krijimin e komuniteteve
“Al Jazeera” raporton sot për disa zhvillime që tërheqin vëmendjen për atë se çfarë mund të bëhej me një politikë tjetër për refugjatët. Palestinezët, afganët, sirianët dhe irakenët që jetojnë në Greqi po ndërmarrin iniciativa për të krijuar komunitete funksionale, me një aktivitet minimal ekonomik. Jashtë ndihmës së qeverisë greke dhe jashtë ndihmës së Europës.
Në reportazhin e shkurtër përgatitur për këtë qëllim ofrohet një moment nga jeta në një prej mjedisve të tilla, ku komuniteti përpiqet të normalizojë jetën dhe të përmbushë nevojat e veta. Një nga këto nisma – Jafra – organizon edhe kurse kërcimi që ruajnë indentitetin e refugjatëve. Parimi që mban gjallë dhe shtyn këtë nismë është se refugjatë kanë potenciale dhe kanë përvojë profesionale. Një shembull i mirë që mund të kthehet në model nëse polarizimi politik nuk do të kërkojë edhe këtu shpartallimin e normalitetit që mezi arrihet. Nuk mungon edhe kritika për ndihmën e Europës, burokracitë e saj, për të mos thënë që ky është edhe qëllimi. Në Greqi 1 në 10 refugjatë u është drejtuar qendrave të tilla, që do të thotë se 6000 refugjatë kanë nisur të kërkojnë jetë ndryshe nga ajo e kampeve.
Add new comment