Terrorizmi vjen nga jashtë. Masa të reja për Sistemin Informativ të Shengenit

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 15:50

Terrorizmi godet dhe Bashkimi Europian shton masat policore. Ky ekuacion është bërë rutinë tashmë.  Kjo që po ndodh këto dy vitet e fundit, kur një dukuri globale me rrënjë të thella, edhe sociologjike si terrorizmi, ekstremizimi, po tentohet të frenohet apo kufizohet duke shtuar masat policore, nuk ka precedent. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja e Charlie Hebdot u propozuan masa të reja, sapo ndodhi ngjarja në Bataclan e njëjta gjë, goditja në Nice provokoi të njëjtin reagim. Edhe sulmi në Berlin ka sjellë përsëritjen e radhës: Komisioni Europian ka propozuar masa për rritjen e operativitetit të Sistemit Informativ të Schengen. Duke nënkuptuar se terrori vjen nga jashtë, se ai duhet kontrolluar duke kontrolluar kufijtë, gjithnjë me strategji policore në mendje si shfaqje që kënaqin edhe një pjesë të opinionit publik. Komisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Qytetaërin, Avramopoulos i ka mbajtur ison kësaj mençurie konsensuale:

Me propozimet e sotme ne zgjerojmë qëllimin e SIS për të mbyllur hapësirat në informacion  dhe në përmirësimin e shkëmbimit të informacionit”, tha ai.

Të trija ngjarjet e rënda nga një pikëpamje operative i anashkalojnë për bukuri këtyre masave. Ngjarjet u konsumuan nga njerëz të armatosur thjesht me kallashnikov, pati një shpërthim si dhe dy kamikazë që me një kamion morën përpara një grumbull njerëzish. Në dy raste u fol për faktin se shërbimet turke kishin njoftuar ato francize më parë për personat e sërish nuk ishte bërë gjë, në ngjarjet e tjera mediat akuzuan Belgjikën si një vend me institucione të dështuara në çështjet e sigurisë, ndërkohë që për ngjarjen e Berlinit u përfol se autoritetet kishin dijeni, e megjithatë arrestuan një person që nuk kishte lidhje.

Sot që flasim si refleks ndaj kësaj situate janë propozuar 9 masa të reja disa prej të cilave janë:

·         Fuqizim i sigurisë dhe aksesit në sistemin SIS nga oficerë të terrenit

·         Fuqizim të ruajtjes së të dhënave për të mos lejuar kapërcimin e nevojave për mbledhjen e tyre

·         Ndarje më e mirë e informacionit dhe bashkëpunim më i mirë mes vendeve anëtare

·         Krijimi i sistemit të njoftimit përmes SIS

·         Mbrojtje më e mirë e fëmijëve

·         Përdorim më i mirë i të dhënave biometrike dhe face recognition

Masa që në thelb nuk kanë ndonjë gjë të keqe, por vështirë se do të përmirësojnë ndonjë gjë në kushtet kur aktet e terrorit po njohin forma nga më banalet siç është ai i personave që vrasin me kamionë.

Në vetvete sistemi SIS është pasuri e madhe të dhënash dhe nuk ka të sharë. Ai ka rreth 70 milionë regjistrime dhe u konsultua 2.9 miliardë herë vetëm gjatë vitit 2015. Një milliard më shumë sesa në vitin 2014, çka tregon se eventualisht BE-ja po centralizon e policimi përmes të dhënave. Kjo nuk duket e mjaftueshme: parashikohet krijimi I një sistemi më inteligjent për kufijtë dhe sigurinë duke e konvertuar jhapësirën e BE-së, në më të sigurtën parë në një plan strikt teknik.  

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-16-4402_en.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.