Shkatërrimi i Sirisë
Bota po dëshmon dy dimensione të asaj që po ndodh në Halep të Sirisë: së pari dështimin e një politike të frenimit dhe destabilizimit të regjimit sirian të Bashar al-Assad përmes përdorimit të militantëve me para dhe armë nga Perëndimi.
Së dyti: një tragjedi njerëzore të përmasave të jashtëzakonshme që parathotë se lufta moderne është në fakt një luftë për asgjësim. Përgjegjësia për këtë situatë është shumëplanëshe, por Perëndimi dhe SHBA-të kanë faturën kryesore pasi jo vetëm janë në krye të rendit ndërkombëtar, por janë investuesit kryesorë të lëvizjeve rebeluese që nisën në vitin 2011 me atë që u quajt Pranvera Arabe.
Sot që flasim fitorja e Assad e pas tij, e dy regjizorëve të kësaj, Rusisë dhe Iranit, e lë Perëndimin pa një përgjigje: ose do të pranojë rezultatin, ose i duhet një strategji e re për të përmbysur situatën. Këtë temë e ka prekur në diskutimin e vet në Parlamentin britanik, George Osborne, ish-kreu i Thesarit, i cili ka nënvizuar se “ajo që ndodhi në Halep nuk erdhi nga një vakuum, por u krijua nga një vakuum. Vakuum i lidershipit të Perëndimit dhe SHBA-së”.
Ai ka bërë thirrje që kjo të shihet mirë për atë që është, përndryshe perëndimi rrezikon të gënjejë veten.
Add new comment