Albetrol, sekuestro ndaj pronave të ARMO-s
Albetrol, kompania shtetërore e naftës, ka vënë nën sekuestro për shkak të detyrimeve të pashlyera, 25 prona të ARMO-s mes të cilave troje, linja teknologjike Rafinerisë së Fierit dhe objekte.
Lajmi bëhet i ditur nga “Report Tv” sipas të cilit akti i sekuestros është ndërmarrë më 30 nëntor të këtij viti.
“Tjetërsimi i pronës mbi rafineritë vjen vetëm pak muaj pasi Qeveria ia kaloi atë kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj. U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori. Por, po në gjatë këtyre dy muajve disa zyra përmbarimore janë vërsulur për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve.
E megjithatë, Ionian Refining dhe Trading Company, ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman”, raporton televizioni në fjalë.
Add new comment