Zbulohet ambasadë amerikane false në Ghana. Menaxhohej nga mafia turke dhe ghaneze

Postuar në 04 Dhjetor, 2016 20:14

Ambasadë amerikane false në Ghana. Ja një aktivitet për të cilin nuk të shkon mendja, por që është bërë realitet nga rrjetet kriminale turko-ghanese. Në lojë edhe një avokat me seli në Acra. Lajmi është njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas një hetimi të autoriteteve të Ghanës. Për një dekadë “ambasada” lëshonte viza autentike të marra në mënyë ilegale. Gjoja – ambasada u mbyll këtë verë dhe deri në atë moment ajo ishte vendosur në një godinë dy katëshe, një flamur amerikan që valëvitej dhe në brendi një foto e presidentit Obama. Si nëpunës të saj paraqiteshin qytetarë turq që dinin anglisht ose hollandisht.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit nga hetimet rezultoi edhe një ambasadë hollandeze false. Dokumentet që lëshoheshin përfshinin deri edhe certifikata lindjeje dhe mënyra sesi rrjeti kishte rënë zotërim të tyre mbetet ende e panjohur. 6000 $ njëra – ky ishte çmimi për certifikata autentike, por të plotësuara për nevojat e çdo klienti.

"Reuters" shton se ambasada amerikane në Ghana - ajop e vërteta - është në një nga zonat më të mira të kryeqytetit dhe është shumë e fortifikuar. Absurde po të mendosh se falso ambasada bënte njoftime me billboard në rrugë për “procedurat” e veta në Ghana, Togo dhe Bregun e Fildishtë duke tërhequr njerëz nga gjitha Afrika Perëndimore.

http://www.reuters.com/article/us-ghana-usa-crime-idUSKBN13T0GQ

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.