Rama: Pengimi i reformës në drejtësi nga opozita, akt antishqiptar dhe antikombëtar

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 12:39

Kryeministri Rama komentoi nga foltorja e kuvendit, ridërgimin e Ligjit të Vetting-ut në Komisionin e Venecias, pas ankesës së Partisë Demokratike për gabime në variantin e përkthyer nga Euralius. Kreu i qeverisë e quajti një akt antishqiptar dhe antikombëtar ankimimin e opozitës dhe tha se vonesat në zbatimin e Ligjit të Vetting-ut, do t’i kushtojnë vendit ngadalësimin e afrimit me BE.

Përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthitt nga reforma në drejtësi. Largimi i gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ju duket sikur hap derën e ububushme të atij “parlamentit tjetër” dhe  kjo është shumë e qartë. Shqiptarëve nuk mund t’i thoni më asgjë përderisa i keni zënë rrugën ligjit të Vettingut dhe ky është një mur në çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ju nuk e ndaloni dot zbatimin e reforms në drejtësi, nuk keni shans. Thjesht do ta vononi dhe faturën do ta paguani në zgjedhjet e ardhshme. Nuk shqetësohem për ju, por do t’i krijoni një faturë të madhe vendit. Kjo që bëni është thelbësisht antishqiptare, e bëni se jeni të trembur apo e bëni se nuk kuptoni kjo është temë tjetër. Ky është një hap antikombëtar i pastër. Të pengosh sot zbatimin e një refprme që shqiptarët kanë 25 vjet që e presin, është t’i bësh pritë kësaj duke bllokuar hapjen e negociatave. Ky është kulmi”

deklaroi kryeministri.

Në seancën e sotme kreu i qeverisë foli edhe për buxhetin dhe rritjen e pagave të administratës si dhe investimet në sektorin e shëndetësisë

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Nuk besoj se keta te BE jane aq naive sa te manipulohen nga opozita shqiptare! Ata jane rajhu i katert! PS duhet ta orijentoje Shqiperine drejt integrimit Euroaziatik, sepse BE eshte drejt deshtimit! "Neoliberalizmi" eshte drejt deshtimit, PS te zgjohet nga gjumi dhe te kthehet ne origjine!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Llono, sa here te kam thone, mire qi e pi, po te pakten holloje pak me uje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.