antishqiptar
Rama: Pengimi i reformës në drejtësi nga opozita, akt antishqiptar dhe antikombëtar
Kryeministri Rama komentoi nga foltorja e kuvendit, ridërgimin e Ligjit të Vetting-ut në Komisionin e Venecias, pas ankesës së Partisë Demokratike për gabime në variantin e përkthyer nga Euralius. Kreu i qeverisë e quajti një akt antishqiptar dhe antikombëtar ankimimin e opozitës dhe tha se vonesat në zbatimin e Ligjit të Vetting-ut, do t’i kushtojnë vendit ngadalësimin e afrimit me BE.