Tri salcat
Salca e parë është salca që të gjithë pamë në televizor. Salca që një vajzë nga Fieri vendosi ta zbrazte në kokën e ministres së arsimit. Një akt që në momentin e parë më shkaktoi një bezdi të madhe. Madje me veten time thashë fjalë shumë të pakëndshme në drëjtim të vajzes Fjalë të cilat nuk mund t’i paraqes në këto radhë për arsye etike. Me kalimin e orëve mu zbeh në memorien time edhe pamja e aktit të shëmtuar bërë ndaj një zonje të nderuar dhe fillova të ndjej një lloj gëzimi. U gëzova shumë dhe e ndjeva veten qytetar të një vendi demokratik, një mirësi e madhe kjo që ne shpesh ia harrojmë vlerën e madhe që ka. Vajza nga Fieri protestoi në mënyrën më skandaloze ndaj një gruajë në radhë të parë, ndaj një zonje dhe në radhë të dytë ndaj një ministreje dhe askush nuk i tha asgjë. Një fakt që më bën të lumtur për demokracinë e vendit tonë.
Salca e dytë për mua akoma edhe më e shëmtuar është salca e internetit. Vajza u bë heroinë. Komente, pëlqime, lëvdata dhe shpërndarje për një vajzë që në fakt kreu një akt të pajustifikueshëm dhe banal. Në internet për ditë me radhë po bie shi salce në këtë pragdimri me shi të vërtetë. Një ekzagjerim i paparë dhe i padëgjuar në drejtim të idolizimit të veprimit banal të vajzes nga Fieri.
Dhe salca e tretë po aq e shëmtuar madje me domate të prishura është salca e mediave proqeveritare në drejtim të vajzes nga Fieri. Nëse në internet po bie shi salce në mëdiat qeveritare po bie dëborë salce, madje ndodhemi ne mes të dimrit. Dikush merret me dëftësën e vajzës dikush tjetër me katunarllikun e saj etj etj. Pra fund e krye salce dhe vetëm salce. Ekzagjerim dhe vetëm ekzagjerim.
Megjithatë mendoj se vajza bëri mirë që zgjodhi të hidhte salcë. Po sikur të kishte hedhur m.... me çfarë do ishim duke u marrë ne sot?
Add new comment