Mesazhi mbyllës i presidencës Obama: "Të ruajmë demokracinë"

Postuar në 19 Nëntor, 2016 00:24

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpërndarë një video-mesash në Facebook, duke folur nga Akropoli në Athinë. Vendi i gjetur për të përcjellë mesazhin nga udhëtimi i tij i fundit si president i SHBA-së, jashtë vendit, ka domethënien e vet në dritën e zhvillimeve të fundit politike në SHBA, për mënyrën si perceptohet fitorja e Donald Trump. Obama thotë se "qëndrimi në Akropol, në vendin e lindjes së demokracisë dhe vlerave demorkratike...të jep perspektivën e rëndësisë së një qeverisjeje të popullit, nga populli dhe për popullin...".

Një mesazh që përcjell ankthin që ka provokuar Donald Trump dhe epilogun e një pushteti që po mendohet se nuk do të bazohet më të të njëjtat vlera. Obama duket sikur thotë se demokracia është në rrezik edhe në SHBA, diçka që ra në sy edhe në vizitën e tij në Berlin, por kjo mbetet për t'u parë nëse do të jetë realitet, apo thjesht një shqetësim i parakohshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.