Trump: Nëse më duhej, do ta kisha fituar edhe votën popullore
Shkrimtarja Emma Kenedy e ngacmoi Donald Trump-in në adresën e tij në Tweeter (@realDonaldTrump), duke i shkruar se fitoren nuk e kishte patur aq të lehtë, sepse Hillary Clinton-i ka marrë rreth 1 milion vota më shumë se ai në rang kombëtar. Dhe Trump-i iu përgjigj: “Nëse zgjedhjet do të përcaktoheshin nga totali i votave popullore [në rang kombëtar], unë do të kisha bërë fushatë në Kaliforni, Nju Jork e Florida, dhe do të kisha fituar edhe më lehtë”.
Në Kaliforni e Nju Jork, Trumpi humbi përkatësisht me 30 dhe 20 pikë përqindje, ndersa në Florida ai fitoi me 1 pikë përqindje.
E.Zaloshnja
Add new comment