Për sulmet ndaj Trump, thjesht e dredh si profesionist i shakave bajate
Për Trumpin dhe sulmet ndaj tij, kryeministri ka gjetur këtë fast - gallatë, nga ato me të cilat kuron çastet e sikletshme që e bëjnë qesharak.
"Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan…Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do të fitonte Hillary", tha Rama.
Një gënjeshtar banal pasi videot aty janë edhe kur ai këshillohet të ketëj kujdes etj..
Add new comment