Ambasadorët vijojnë të takojnë Berishën. Ish – kryeministri kërkon të garantohet votimi për emigrantët
Sali Berisha njofton sot në profilin e vet në Facebook për një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Dankan Norman. Po të ecim ca ditë më pas do të shohim po në profilin e Facebook një takim të Berishës me ambasadoren greke Sourani. Më tej do të gjejmë një takim me ambasadorë që ikin e përfundojnë mandatin, për të vijuar edhe me takimet me zyrtarë të tjerë organizatash ndërkombëtare.
Pse e takojnë Berishën këta diplomatë? Çfarë përfaqëson ai në sytë e tyre dhe në axehndën e detyrave që kanë sa kohë në Shqipëri ka një kryetar të PD-së?
Pyetje mbi të cilat mundet vetëm të spekullosh, por kjo nuk është gjë e mirë për Lulzim Bashin, letargjikun natyral të politikës shqiptare.
Me interes janë edhe temat që prek Berisha në takime: p.sh me ambasadoren greke ai mbështeti Traktatin e Miqësisë me Greqinë, ndërkohë që sot me ambasadorin britanik denoncoi kanabizimin e Shqipërisë dhe foli për një temë delikate: votimin elektronik dhe atë të emigrantëve.
“Në takim theksova heksoi se votimi elektronik do të zgjidhnin shumë probleme por mazhoranca e bllokon këtë mundësi duke vonuar reformën zgjedhore. Votimi elektronik do t'i hapë rrugën votimit të emigrantëve të cilët kanë një rol tejet te rendesishem në ekonominë e vendit dhe janë "aksionerë" legjitimë te zhvillimit te vendit. Theksova se garantimi i të drejtës së tyre për të votuar, përveçse garantim i një të drejte, është një akt një mirënjohjeje ndaj tyre”, informon vetë Berisha.
Nuk dihet nëse vetë PD-ja e kërkon votimin e emigrantëve apo jo, por kjo kërkesë përbën një kauzë jo të keqe. Minimi i besimit në zgjedhje, sidomos nëse LSI-ja shkëputet nga PS-ja tematizohet më kollaj nesër në ballafaqimin elektoral. Ajo çfarë është e dëmshme është se kjo lojë e ambasadorëve, që mundet të priret nga realizmi i fakteve, e dëmton PD-në dhe profilin e kreut të saj. Por ajo u mbyll rrugën edhe atyre reformatorëve në vezë që sot po presin humbjen e në zgjedhje për të ngritur flamurin e radhës.
Add new comment