Sekretari britanik i Mbrojtjes: Nuk ka luftë me Rusinë në vitin 2017
Një luftë mes Rusisë dhe NATO-s përjashtohet, të paktën për vitin 2017. Ky është mendimi zyrtar i Ministrisë britanike të Mbrojtjes, e cila përmes shefit të saj, Sir Michael Fallon ka hedhur poshtë paralajmërimet e shefit të MI5(kundërspiunazhi), Andrew Parker.
Në një fjalë të mbajtur në Dhomën e Ulët, në komitetin e Mbrojtjes së saj, Fallon deklaroi se skenarët e një lufte, të përpunuar edhe nga ish-zv.komandanti i NATO-s në Europë, Sir Richard Shirreff janë realistë, por jo për vitin 2017.
“Dihet, ka shumë njerëz që shkruajnë libra dhe përpiqen që t’i shesin. Dhe libri i tij është shumë i mirë. Gjithsesi nuk bie dakord se lifta me Rusinë është e ngjashme vitin që vjen. Mendoj se kjo është shumë ekstreme si ide”, tha Fallon.
Ai ka pranuar se ka një shtim të aktiviteteve ruse në disa drejtime, por sipas tij kjo ka qenë prezente në mënyrë të kamufluar edhe në të shkuarën. Lajmet mbi këto qëndrime të Britanisë vijnë ndërkohë që mediat e këtij vendi i kanë fryrë shumë rrezikut rus.
http://www.independent.co.uk/news/uk/politics/war-with-russia-2017-next-...
Add new comment