Tensione të larta mes Bagdadit dhe Ankarasë/Kryeministri iraken: Pushtimi i Irakut do të çojë në shpërbërjen e Turqisë
Përfshirja e Turqisë në konfliktin që po zhvillohet në Mosul të Irakut po evidenton prirje për të shkatkuar konflikt mes vetë të dyja shteteve. Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik deklaroi ditë më parë se dërgimi i 30 tankeve dhe artilierisë në qytetin juglindor të Silopit, në kufi me Irakun, lidhet me “zhvillime të rëndësishme në rajon”.
“Turqia po përgatitet paraprakisht për çfarëdo lloj gjëje që mund të ndodhë”, tha ai.
Këto vlerësime janë pritur jo mirë në Bagdad, ku po flitet për gatishmëri për t’u përballur ushtarakisht me Turqinë. Kryeministri Haider al-Abadi, një njeri i afërt me iranianët ka paralajmëruar se “pushtimi i Irakut do të çojë drejt shpërbërjes së Turqisë”.
“Ne nuk duam luftë me Turqinë dhe nuk duam konfrontim me të. Por nëse konfrontimi ndodh, ne jemi gati për të. Ne do ta konsiderojmë Turqinë një armik dhe do të përballemi me këtë armik”, tha al-Abadi.
Turqia është angazhuar në betejën e Mosulit në Irak, zyrtarisht kundër militantëve të ISIS, por Bagdadi e ka refuzuar këtë ndihmë. Në Ankara nuk e kanë fshehur se Turqia ka interesa strategjike në Mosul, diçka që pret të sqarohet në vijim bashkë me planet e Ankarasë në këtë zonë.
http://www.presstv.com/Detail/2016/11/01/491721/iraq-turkey-mosul-abadi-...
Add new comment