Vdes Dario Fo, nobelisti dhe komediani që satiririzoi politikën dhe Kishën
Regjisori, aktori dhe shkrimtari i çmimit Nobel në letërsi, Dario Fo ndërroi jetë pas një pneumonie të rëndë në moshën 90 vjeçare. Biri i një drejtori hekurudhash që ndërronte shpesh vendbanimin për shkak të punës, Dario Fo ndoqi filimisht gjurmët e të atit si aktor i majtë joprofesionist.
Në vitin 1940 Dario u transferua në Milano për të studiuar arkitekturë në Brera Art Academy, por Lufta e Dytë Botërore i prishi planet. Familja e tij mori pjesë në luftën antifashiste, duke ndihmuar ushtarë të forcave aleate të kalonin drejt Zvicrës. .
Pas luftës vazhdoi studimet për arkitekturë dhe filloi të punonte në teatrin e Franco Parentit, duke hequr dorë nga puna si ndihmsarkitekt. Në 1951 u ftua të drejtonte një emision radiofonik në RAI, ku shndërroi historitë e biblës në 18 monologje të satirës politike. Të skandalizuar drejtuesit e RAI-t urdhëruan mbylljen e emisionit.
Në 1953 shkruan dhe vë në skenë shfaqjen satirike (Il dito nell'oçhio), duke ngjallur reagimin e ashpër të qeverisë dhe kishës që ishin pjesë e satirës. Pavërësisht përpjekjeve për ta penguar shfaqja u prit mirë nga publiku.
N 1954 martohet me Franca Rame me të cilën themelojnë grupin teatrit Dario Fo—Franca Rame në Milano dhe fillojnë turnetë në të gjithë Italinë. Në 1962 Fo shkruan dhe bëhet regjisor i emisionit Cantonissima në RAI, duke treguar përmes satirës dhe shout problemet e jetës së përditshme të italianëve. Një episod që tregonte vrasjen e një gazetari nga mafia shqetësoi politikën dhe për pasojë solli largimin e çiftit nga RAI. Ata morën kërcënime për jetën dhe iu ndalua për 15 vjet dalja në RAI
Në 1962, shfaqja e tij për Kristofor Kolombin shkakton reagime të ashpra të ekstremit të djathtë në Itali, ndërsa në 1967 shfaqja La Signora e da buttare që komentonte Luftën në Vietnam dhe vrasjen e Xhon Kenedit u cilësua nga qeveria amerikane si mungesë respekti për presidentin Xhonson. Në 8 mars, një grup neonazistësh mori peng gruan e tij Franca Rame duke e torturuar dhe përdhunuar. Dario Fo kritikoi ashpër politikën e Kishës Katolike, vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin politik dhe u quajtën commedia dell' arteLindjen e Mesme. U vlerësua me shumë çmime, ndër të cilat edhe çmimin Nobel në Letërsi në 1987.
Add new comment