Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në
Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në paralajmëroi Dmitry Kiselyov, kreu i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit pas akuzave të Uashingtonit për krime lufte të Sirisë në Aleppo. Kiselyov flet për një "ndryshim radikal" në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së në javët e fundit.
"Debati intensive në Uashington në lidhje me një " Plan B "në Siri, do të thotë ndërhyrje e drejtpërdrejtë ushtarake dhe të gjithë e dinë këtë " tha Kiselyov. Këto komente vijnë në një kohë kur Rusia përforcon praninë e saj ushtarake në Mesdhe dhe në Balltik. Rusia instaloi së fundmi sistemin e raketave anti-ajtore në Siri S-300 dhe dërgoi tre luftanije nga Flota e Detit të Zi në Mesdhe.
Duke komentuar lëvizjet e të dyja palëve, ministri i Jashtëm gjerman tha se rritja e presionit midis SHBA dhe Rusisë ka çuar në një situatë globale politike, e cila është "më e rrezikshme" se Lufta e Ftohtë.
Add new comment