Strasburgu zbardh arsyet e refuzimit të kandidatëve për gjyqtar nga Shqipëria: Mungesë transparence në përzgjedhje
Komiteti i Zgjedhjes së Gjyqtarëve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka zbardhur përmes një njoftimi(http://semantic-pace.net/tools/pdf.aspx?doc=aHR0cDovL2Fzc2VtYmx5LmNvZS5pbnQvbncveG1sL1hSZWYvWDJILURXLWV4dHIuYXNwP2ZpbGVpZD0yMzAzOCZsYW5nPUVO&xsl=aHR0cDovL3NlbWFudGljcGFjZS5uZXQvWHNsdC9QZGYvWFJlZi1XRC1BVC1YTUwyUERGLnhzbA==&xsltparams=ZmlsZWlkPTIzMDM4), arsyet e refuzimit të tri kandidaturave të Shqipërisë, Gent Ibrahimi, Ina Rama dhe Sokol Berberi.
“Komiteti i rekomandon Asamblesë Parlamentare të Këshilliut të Europës të refuzojë listën e propozuar në kushtet kur procedura kombëtare e përzgjedhjes nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshillli i Ministrave”, thuhet në njoftim.
Një goditje e pastër për mënyrën sesi këta emra, të tre të afërt me PS-në, u propozuan për në Strasburg. Mungesa e transparencës, karakteristike për këtë qeverisje, merr kështu një mësim, kur sheh se kriteret e kërkuara që procedura të konsiderohet e saktë janë pikërisht të hartuara në funksion dhe me qëllim të transparencës:
“...Asambleja bën thirrje që në shtesë të kritereve të specifikuara në Nenin 21 § 1 të Konventës, sikurse dhe atyre për barazinë gjinore, shtetet duhet që, kur përzgjedhin, pra për pasojë kur propozojnë emra kandidatësh për në Gjykatë, duhet të përmbushin këto kërkesa:
- Të bëjnë thirrje të hapur dhe publike për kandidatura
- Kur të dorëzojnë emrat e kandidatëve në Asamble, të përshkruajnë mënyrën me të cilën ata janë përzgjedhur...”.) http://website-pace.net/documents/1653355/1653736/ProcedureElectionJudges-EN.pdf/e4472144-64bc-4926-928c-47ae9c1ea45e).
Këto kërkesa u bashkëngjiten atyre për gjuhën e huaj çka bën të mendosh se refuzimi lidhet pikërisht me mënyrën sesi këta emra u përcollën drejt Strasburgut nga qeveria shqiptare.
Add new comment