kriteret

"70% e tenderave kanë probleme, do reformojmë prokurimin publik"

Postuar në 13 Korrik, 2021 14:11

Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë të re ligjore për prokurimin, që sipas tij synon rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.

Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderave kanë pasur probleme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me hartimin e kritereve.

A është e ligjshme qenia e znj. Natasha Mulaj në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit?

Postuar në 21 Shkurt, 2020 12:33

Kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Natasha Mulaj, në momentin e kandidimit dhe përzgjedhjes së saj si gjyqtare në këtë organ të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk plotësonte kushtet për t’u zgjedhur. Më poshtë disa të dhëna elementare që e provojnë një gjë të tillë.  

Kriteret për juristin e KLP-së nga shoqëria civile, shumë të vështira për t'u përmbushur

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 16:40

Bllokimi i konstituimit  të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të mungesës së kandidaturave nag shoqëria civile, duket se vjen edhe si pasojë e kritereve të forta të vendosura. Sipas drejtueses ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj, kërkesat për jurist që janë vendosur në këtë drejtim janë shumë vështirë që të arrihen nga kandidatët. Sipas saj një pjesë e mirë e kërkesave të vendosura janë përmbushur, por nuk është arritur p.sh përfshirja për pesë vite në shoqërinë civile.

Vettingu, mes dënimit politik të Fatos Nanos dhe refuzimit të një vize amerikane

Postuar në 11 Shkurt, 2017 17:08

Sot gazeta “Tema” publikon një intervistë me Fatos Dervishin, ish-zv.prokuror i Përgjithshëm gjatë viteve 1994-1998. Dervishi është i njohur për opinionin pasi ai ishte pjesë e hetimit të Fatos Nano, i cili u arrestua në korrik të vitit 1993 nën akuzën e korrupsionit. Po kështu z. Dervishi ka qenë pjesë e akuzës për çështjen “Arsidi” dhe atë të minoritarëve për të ikur drejt SHBA-së në vitin 1998. Z. Dervishi bën me dije në këtë intervistë se ai synon të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale, apo Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të godasin korrupsionin.

Reformatorët dhe absurdi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 08 Shkurt, 2017 22:14

Politika ka marrë përsipër të tundë themelet e sistemit të drejtësisë në emër të reformës që kaloi me konsensus mesnatën e 21 korrikut, por ashtu siç ka nisur udhëheqësit dhe zbatuesit e reformës tregojnë se kanë dalë vetë nga binarët. U presupozua se 27 Janari hapi një faqe të re të drejtësisë shqiptare dhe historisë së vendit, pasi u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, institucioni i parë që do të ngrihej nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Mirëpo pa u shuar jehona e goglave të shortit rezulton se

Strasburgu zbardh arsyet e refuzimit të kandidatëve për gjyqtar nga Shqipëria: Mungesë transparence në përzgjedhje

Postuar në 07 Tetor, 2016 16:01

Drejtësi apo polici gjyqësore në duar të të huajve? Shërbimet “partnere” do të verifikojnë kandidatët për gjyqtar dhe prokuror!!!

Postuar në 10 Gusht, 2016 12:54

Tallja e madhe me reformën në drejtësi duket se po ndodh edhe pa vetëdijen e atyre që mendojnë se po shkruajnë ndonjë ligj. Draftet që po zbardhen dita –ditës zbulojnë se kriteret për emërimin në pozicionin e gjyqtarit dhe prokurorit, po rrëshqasin nga referimi kushtetues drejt të huajve, të cilët me gjasë do ta kenë sistemin e drejtësisë në Shqipëri një lloj policie në kufijtë e Bashkimit Europian. Ky konkluzion nxirret kur sheh draftin për pastërtinë e figurës që publikohet sot nga “shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të italianit Carlo Bollino.

Administrata/Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Strakosha: Emërime në shkelje të procedurave dhe jashtë afatit

Postuar në 03 Maj, 2016 17:24

Dy vitet e fundit ka patur disa akuza në media për emërime në administratë shetërore të personave të papërshtatshëm, ose në bazë të rekomandimeve politike. Qeveria nuk ka pranuar në shumicën e rasteve të njohë këtë problem si real, sa kohë që ka deklaruar se ka ende 1000 vende bosh për shkak të moskualifikimit. Por Pranvera Strakosha, kryetare e Komisionit të Shërbimit Civil, duke folur në Konferencën kombëtare “Reforma në qeverisjen vendore dhe admnistratën publike”, ka theksuar se emërimet në shkelje të procedurave dhe jashtë afateve, kanë qenë në masë të madhe.

Subscribe to RSS - kriteret