"Lufta e zhulit", alibia e radhës për importin e mbetjeve. Kryeministri kujtohet pas 3 vjetësh për të mbledhur bashkitë
Kryeministri vazhdon me luftën propagandistike për të bindur opinionin publik se ai po bën një betejë të sinqertë për të pastruar Shqipërinë dhe këtij objektivi i shërben sipas tij dhe miratimi i ligjit për importin e mbetjeve. Atë që kreu i qeverisë duhet ta kishte bërë me kohë, para se të kishte bërë fakt të kryer ligjin e mbetjeve, e bën si kofini pas të vjelave si për të thënë se qeveria ka një plan. Kryeministri mblodhi sërish ricikluesit dhe përfaqësues të bashkive për t' u thënë se duhet të bashkëveprojnë për të ndarë mbetjet në burim.
“Operatorët e industrisë së riciklimit janë të ftuar të hyjnë në një proces ndërveprimi me njëri tjetrin për tu bërë partnerë të bashkive edhe në procesin e pastrimit. Bashkitë duhet të ndajnë plehrat që në burim. Shumë shpejt do të botojmë kodin uniform të procedurave të trajtimit të mbetjeve në të gjitha bashkitë. Të vemë gurin e parë të themelit të urës që duhet të lidhë bashkitë me industritë e riciklimit. I ftojmë të dyja palët të ulen në një tryezë. Eshtë një betejë ku çdo qytetar dhe çdo familje duhet të përfshihet. nevoja për të patur një lagje më të pastër një Shqipëri më të pastër duhet të përkthehet në kontributin e gjithkujt.”- deklaroi Rama.
Add new comment