Negociata të reja me TAP
Qeveria shqiptare deklaron se ka kërkuar dhe po zhvillon negociata me konsorciumin TAP për të rritur përfitimet nga ndërtimi dhe shfrytëzimi i tij. Top-Channel raporton se kriter në këtë negociim është barazimi në përfitime me Greqinë.
“Shqipëria në marrëveshje ka patur më pak përfitime fiskale se Greqia. Ideja që ndryshimet e legjislacionit fiskal në Shqipëri të mos kishin asnjë efekt tek TAP, kjo është një klauzolë ndrydhëse që i heq Shqipërisë mundësinë për të patur të ardhura më të mëdha në kohë të caktuara”, thotë ministri Gjiknuri.
Projekti parashikon që sasitë të shkojnë deri në 20 mld metër/kub gaz. Shqipëria duhet të ketë pjesën e saj dhe këto çështje do të negociohen me furnizuesit e gazit që një pjesë janë aksionerë në ndërtimin e tij. E rëndësishme është që kemi garantuar investime qe do te behen nga TAP per daljet e gazit, 1 ne Fier dhe ne dy pika te tjera, afer kucoves dhe Korcës në Bilisht”, citohet ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.
Add new comment