Kërkesat në shkallë industriale të Kinës, dy vende afrikane ndalojnë eksportin e gomarit
Kina ka rritur praninë e vet ekonomike në Afrikë, duke provokuar probleme aty ku nuk pritet. Kështu në disa vende, si Niger apo Burkina Faso është marrë vendimi për të ndaluar eksportin e gomerëve drejt Kinës për shkak të reduktimit të shpejtë të numrit të tyre, por edhe për arsye se rritja e çmimit ka sjellë rritje çmimesh edhe sektorë të tjerë pa patur kërkesë të ngjashme. Vetë Kina ka shfarrosur gati 50% të gomerëve të vet kur vetëm për 20 vjet e ka çuar numrin e tyre nga 11 milionë në 6 milionë. Ndërkohë që vetëm për këto muaj të vitit 2016 nga Nigeri u eksportuan 80 mijë kafshë, kur në vitin 2015 u eksportuan 27 mijë. 45 mijë gomerë u therën për lllogari të Kinës në Burkina Faso nga 1.4 milionë që jetojnë në këtë vend.
Kërkesa për këtë kafshë që përdoret kudo në botë për ngarkesë apo transport lidhet me një produkt tradicional mjekësor kinez i quajtur ejiao, që mendohet se kuron disa sëmundje. Produkti prodhohet nga pjesa e brendshme e lëkurës së gomarit i cili shërben kështu si lëndë e parë e një mjekësie që po çon drejt shfarrosjes nëse nuk ndalet.
http://edition.cnn.com/2016/09/29/africa/china-african-donkeys/index.htm...
Add new comment