ejiao
Kërkesat në shkallë industriale të Kinës, dy vende afrikane ndalojnë eksportin e gomarit
Kina ka rritur praninë e vet ekonomike në Afrikë, duke provokuar probleme aty ku nuk pritet. Kështu në disa vende, si Niger apo Burkina Faso është marrë vendimi për të ndaluar eksportin e gomerëve drejt Kinës për shkak të reduktimit të shpejtë të numrit të tyre, por edhe për arsye se rritja e çmimit ka sjellë rritje çmimesh edhe sektorë të tjerë pa patur kërkesë të ngjashme. Vetë Kina ka shfarrosur gati 50% të gomerëve të vet kur vetëm për 20 vjet e ka çuar numrin e tyre nga 11 milionë në 6 milionë.