Asgjë në historinë moderne nuk është më barbare se ajo që SHBA ka bërë në Irak dhe Libi
E dërguara e SHBA-së në OKB është hipokrite kur thotë se veprimet e Rusisë në Siri janë "barbarizëm", është hipokrit, sepse asgjë në historinë moderne nuk është më barbare se ajo që SHBA ka bërë në Irak dhe Libi. Kështu reagoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse ndaj deklaratave të ambasadores amerikane në OKB, Samantha Power. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane akuzoi Moskën për civilët e vdekur në Alepo në prag të skadimit të armëpushimit të negociuar nga SHBA dhe Rusia.
"Ajo që Rusia është duke sponsorizuar dhe duke bërë nuk është luftë kundër terrorizmit, është barbarizëm”-tha Power. Diplomatja amerikane mbajti një fjalim emocional, duke e akuzuar Rusinë dhe Sirinë për vdekjen e personelin e organizatave humanitare, civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës në zona të Alepos, të cilat janë nën kontrollin e grupeve të armatosura që shpeshherë përdorin popullsinë civile si mburoja njerëzore.
“Bota ka parë asgjë më barbare në historinë moderne se Iraku dhe Libia”-deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, duke nënkuptuar pushtimin e Irakut të Sadam Huseinit dhe rrëzimin e Muamar Gadafit në Libi nga Uashingtoni.
Add new comment