Këshilla e Edi Ramës: Politika në pak duar, mund të bëjë keq
“FRESSH Voice”, konkursi politik i Partisë Socialiste që synon të thithë sa më shumë të rinj ka mbërritur në atë që quhet faza gjysmëfinale. Konkursi do të identifikojë liderët e rinj të forumit, duke shtuar edhe radhët e tij. Parimisht nisma shpalle atë që thirret si hapja e partisë dhe këtë e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.
“Politika ka një fuqi që mund të bëjë keq nëse lihet në pak duar dhe në duar të gabuara, por patjetër që fuqia e saj është e jashtëzakonshme për të ndryshuar për mirë”, tha Rama.
Një deklaratë që konvenon me situatën aktuale në PS, e cila ka një kryetar të zgjedhur në shkelje të statutit të partisë dhe që drejton një qeveri që e ka personalizuar. Një qeveri që nuk konsulton asgjë me qytetarët dhe ligjiër importin e mbetjeve e provon këtë.
Comments
Ironike, e thote personi qe
Ironike, e thote personi qe me shume ka perqendruar pushtet ne duart e tij.
Add new comment