A po vjen fundi i Merkel?

Postuar në 24 Shtator, 2016 13:17

Edhe pse kancelarja gjermane kohët e fundit ka pranuar se  ka bërë gabime me çështjen e emigrantëve shumica e gjermanëve beson se Angela Merkel nuk do të rifitojë besimin e tyre. Sipas një sondazhi të revistës Focus. Dhe nuk janë vetëm votuesit e partive ekstreme të krahut të djathtë si Alternativa e Popullit për Gjermaninë (AFD) që e besojnë këtë, por edhe mbështetësit e saj.

58% e të gjithë të anketuarve u përgjigjën se Merkel nuk do të rifitojë besimin e votuesve dhe vetëm 38% thanë se kancelarja do të ketë sukses, siç dëshmohet nga instituti sondazh TNS Emnid, i kryer për llogari  të revistës gjermane.Në mënyrë të veçantë, përqindja e mbështetësve AFD që besojnë se Merkel nuk do të rifitojë besimin e tyre është 91%.

Veçanërisht interesant është fakti se 58% e mbështetësve Kristian demokratëve të (CDU-së) nuk besojnë se Merkel do të rifitojë besimin e tyre.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.