Nikolin Jaka: Legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit mund të nisë me hotelet me pesë yje
Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, ka sqaruar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit sesi mendon ai mund të realizohet legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit. Jaka thotë se qeveria aktuale ka miratuar një ligj që lejon kazijnotë dhe lojërat e fatit në hotelet me pesë yje. Këtij ligji mund t’i shtohet edhe e drejta për të mbajtur prostitua legale dhe të shesin kanabis farmaceutik. Modeli gjerman është i ngjashëm me këtë që sugjerohet këtu, tha Jaka, i cili ka kërkuar që të futet kjo dukuri në hulli ligjore.
Ky është një propozim që duhet diskutuar me të vërtetë, pasi ka të paktën dy të mira: legalizimi i kanabisit farmaceutik e zhbën ekonominë kriminale të ndërtuar mbi këtë prohibicionizëm të cilin po na deklarohet se policia nuk e lufton dot.
Së dyti, legalizimi i prostitucionit është ndoshta shërbimi më i madh moral që i bëhet Shqipërisë, pasi do të jetë të paktën një hap që heq atë maskën e hipokrizisë që shoqëron çdo fytyrë që pretendon engjëllin dhe duart i ka vetëm në xhepa.
Add new comment