Ballkani Perëndimor, zonë ku eksperimenti propagandistik rus po rezulton i suksesshëm

Postuar në 22 Shtator, 2016 00:07

“The Washington  Post” shkruan së fundmi për një kompolot afatgjatë të Rusisë në Ballkan. Autori Jaroslaë Wisniewski sugjeron që praktika propagandistike ruse në Ballkanin Perëndimor duhet të shërbejë si një mësim për SHBA-të, ndikimi i të cilave në këtë rajon po rrëshqet. Madje edhe në SHBA, sipas gazetës që citon burime të shërbimeve sekrete amerikane, Rusia po vepron në shkallë të gjerë për të goditur  besimin e publikut ndaj zgjedhjeve të fundit presidenciale. Por cilat janë metodat propagandistike ruse për të cilat flitet kaq shumë e që vlerësohen kaq efektive?

WP identifikon mjetet e informimit përmes të cilave orkestrohet ajo: rrjeti televiziv dhe online i asaj që dikur ishte Russia Today, sot RT, si dhe shërbimi Sputnik Srbija gjithë gjithë 30 veta staf.

Lënda e parë që merret vazhdimisht është loja me ndjesinë e viktimizimit të serbëve nga Perëndimi duke kujtuar shpesh bombardimin e vitit 1999 dhe lidhjet speciale ndërsllave. Këto marrëdhënie janë edhe mesazhi kryesor që përcillet. Brumi i saj është kultura e përbashkët, historia si dhe roli i Perandorisë Ruse. Sipas WP Rusia synon të kultivojë bindjen te shoqëritë e Ballkanit Perëndimor se është fuqi e madhe, se ajo ka një rol për të luajtur dhe se Perëndimi ka interesa jo të pastra. Një mjet që po rezulton efikas është edhe fare banal: sipas propagandës ruse bombardimi i Serbisë ndodhi jo për arsye gjeopolitike, por sepse Madeleine Albright ka “urrejtje patologjike për sllavët”.  Siç shihet Serbia është pika ku ballafaqohet Perëndimi dhe Rusia dhe ku lufta informative ruse po gjen hapësirën ideale për eksperimentim. Natyrisht Kosova luan këtu një rol të madh në plotësimin e narrativës që po ndërtohet, gjithnjë duke mbajtur parasysh se “Ballkani Perëndimor ka vetëm një rëndësi simbolike për Rusinë”.

Autori shkon më tej kur thotë se ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor duhet të shihet si mësim për Perëndimin, pasi këtu po kultivohen ndjenjat antiperëndimore. Është diçka që e dëgjojmë të thuhet shpesh edhe nga qeveritarët shqiptarë, ndonëse nuk shihet mirë sesi Rusia po ndikon në Shqipëri, një vend ku mediat kryesore janë të rreshtuara pro perëndimit. 

 

https://www.washingtonpost.com/news/monkey-cage/wp/2016/09/19/heres-how-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.