Vjen taksa e re e banesave, ligji pritet të miratohet në fund të vitit
Në fund të muajit shtator të këtij viti do të jetë gati formula e llogaritjes dhe se zbatimi i taksës së re të banesave që nis në fillim të 2017-s, si projekt pilot në Tiranë. Në një letër drejtuar FMN-së, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj shprehet edhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes zyrës të regjistrimit të pasurive dhe shoqatës të vendorëve raporton Panorama.
“Ne do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerësimit deri në fund të shtatorit të vitit 2016. Nga fundi i 2016-s, legjislacioni për zbatimin e tatimit të pronës me bazë vlerësimi do të miratohet nga Parlamenti"- thuhet në letrën e ministrit.
Për nisjen e tatimit të ri të shtëpive në Tiranë qeveria ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku në raportin për vlerësimin e ekonomisë lajmëron zbatimin e taksës së re në 2017-n.
Për të inkurajuar rivlerësim vullnetar të vlerësimit të pronës, autoritetet njoftuan një reduktim të përkohshëm në tatimin mbi fitimin për vlerë- simin e pronës prej 15 për qind në 2 për qind”, thuhet në raportin e FMN-së.
Add new comment