Piramidat në Cerers janë vullkanë akulli
Planeti xhuxh, apo asteroidi që ndodhet në sistemin tonë diellor, Ceres, duket se ka qenë gjeologjikisht aktiv deri vonë. Para disa kohësh u vunë re disa forma të ngritura në reliev që nuk dihet se çfarë ishin. Sot shkencëtarët në NASA mendojnë se ato janë pasojë e krio-vullkaneve, apo vullknaeve akullnajorë. Këta krijohen nga shpërthimi i elementëve të tillë si uji, amoniaku apo metani, të cilë ngrijnë sapo bien në kontakt me temperatura të ulëta për të krijuar profile gjeologjike në sipërfaqe.
Add new comment