Apple duhet t'i paguajë 13 miliardë euro Irlandës, SHBA akuzon BE
Vendimi I Bashkimit Evropian që kompania Apple t’i paguajë 13 miliardë euro Irlandës detyrime taksash të prapambetura sipas Presidentit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker nuk është një vendim kundër Shteteve të Bashkuara, por bazohet në të dhëna dhe rregulla mbi të cilat operon ky shërbim në vendet e BE-së. Junker tha në takimin e G20 se Apple u favorizua ndjeshëm nga Dublimi në sistemin e taksave dhe se kjo çështje nuk mund të përdorej kundër Shteteve të Bashkuara. Ai tha s e Bashkimi Evropian është I interesuar të vijojë bisedimet për marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të ketë ndikim të madh në ekonomitë e dy blloqeve.
Add new comment