Rritja e inteligjencës tek njeriu modern jo vetëm për shkak të përmasës së trurit, por edhe fluksit të shtuar të gjakut
Përmasa e trurit lidhet me inteligjencën e species njerëzore. Ky është një konstatim që konsiderohet si tregues i evolucionit të species tonë.
Por një studim i bërë së fundmi nga kërkues të universitetit të Adelajdes ka hedhur dritë mbi këtë dinamikë duke kuptuar kompleksitetin e saj.
Një nga faktet e zbuluara, bazuar në krahasimin e vrimës së kafkave ku kalojnë arteriet, është sasia e furnizimit me gjak të trurit. Kështu nëse përmasa e trurit është rritur me 350%, fluksi i gjakut që shkon drejt trurit është rritur me 600%.
Sipas drejtuesit të kërkimit, profesor Roger Seymour, ky fakt mund të shpjegohet me nevojën e trurit për t’iu përgjigjur lidhjeve energjetike mes qelizave nervore, të cilat mundësuan evoluimin drejt mendimit kompleks dhe mësimit.
“Sa më metabolik është truri, aq më shumë gjak kërkon dhe rrjedhimisht arteriet ushqyese janë më të mëdha. Vrimat në fosilet e kafkave instrumente të sakta për përmasën e arterieve”, shprehet Seymour.
Krahasimi mes vrimave në kafkë tregon rritjen e fluksit të gjakut nga Australopithecus drejt njeriut modern.
Add new comment