Komisari i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut: Burkini, e drejtë e femrave. Ndalimi është diskriminim
Debati par burkinin, veshjen që mbajnë femrat myslimane në plazhe po kalon drejt qesharakes. Në Francë disa bashki vendosën ndalimin e burkinit në plazhe, në emër të barazisë gjinore, por është e qartë edhe në e ër të ndalimit të invadimit të një lloj kulture të huaj për Europën e sotme.
Por Këshilli i Shtetit në Francë urdhëroi anullimin e vendimeve për ndalimi pn e burkinit, një akt që përshëndetet së fundmi edhe nga Komisari i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Sipas këtij zyrtari ndalimi i burkinit diskriminom myslimanët, ndonëse detyrimi i femrës për të veshur burkini është diskriminim thelbësor.
“Këto dekrete nuk e forcojnë sigurinë, përkundrazi, rrisin intolerancën fetare dhe diskriminimin e myslimanëve në Francë, veçanërisht të grave. Barazia gjinore nuk arrihet me rregullore për veshjen që gratë vendosin të mbajnë”, thuhet në një komunikatë të Komisarit të Lartë të OKB-së, raporton “Ansa”.
Një pyetje që Komisari ka harruar ta shtrojë është nëse janë vërtet gratë që vendosin të mbajë burkini në plazhe, pa folur këtu se plazhi në vetvete përfshin edhe diellin përveç larjes në ujë. Dhe këtë të drejtë e kanë edhe gratë, përpara se të flitet për myslimanë e të krishterë.
Comments
Komisari i lart per okb ....
Konkluzionin qe femrat jane te detyruara te veshin burkini si e nxorret? Kjo do te thot qe vetem njerzit qe mendojne si ju dhe vishen si ju , e bejne kete zgjedhje te lire, te tjeret qe mendojne/veprojne(vishen) ndryshe, duhet patjeter te jen te detyruar ose akoma nuk e kuptojne se cesht me e mira per ta dhe presin juve tjua mesoni? Hajde mbushuni andej me gjith gazetarine tuaj.
Add new comment