Pse ligji nuk vepron për Sadriun?
Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat për ndërtim pa leje nga deputeti socialist Sadri Abazi, duke denoncuar edhe mosveprimin e Inspektoriatit Ndërtimor për shtesën pa leje afër stacionit të Trenit në pronësi të Abazit. “Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh. Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim. Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun? Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande. Ka dhe një arsye tjetër pse ligji nuk e kap Sadriun sidomos këto ditë. Janë zgjedhjet në Dibër. Sadriut i është kërkuar të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota, dhe në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje dhe kundër ligjit, si dhe favore të tjera për të cilat do të denoncojmë nesër”-deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Add new comment