ndertimi pa leje
Pse ligji nuk vepron për Sadriun?
Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat për ndërtim pa leje nga deputeti socialist Sadri Abazi, duke denoncuar edhe mosveprimin e Inspektoriatit Ndërtimor për shtesën pa leje afër stacionit të Trenit në pronësi të Abazit. “Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh. Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim. Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun? Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande.
Qeveria nuk e humbet sensin e ironisë. Paralajmëron masa penale për mbrojtjen e mjedisit
Tirana po zien nga diskutimet për ndërtimin te Parku i Liqenit Artificial, por qeveria nga ana tjetër, premton zëplotë, masa të reja ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë punimeve të konferencës “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, zv.kryeministri Niko Peleshi, ka bërë të ditur angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit: “Vetëm në 10 vitet e fundit janë shfrytëzuar pa kriter 200 mijë hektarë pyje. Nëse do të ecim me këtë ritëm shoqëria jonë për 15 vitet e ardhshme do ju lërë trashëgim brezave që vijnë një vend të zhveshur.