Premierë e kompozimeve të Aleksandër Peçit në Moskë
Shqipërinë dhe Rusinë mund t’i ndajnë shumë gjëra, por ajo që vazhdon t’i bashkojë është muzika. Ambasada ruse në Tiranë ka përcjellë me shumë vlerësim lajmin se në datë 8 gusht, në Konservatorin e Moskës "Pjotr Çajkovski" u mbajt një koncert shumë i veçantë – premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi.
“Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë. Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë”-shktuhet në faqen në facebook të ambasadës ruse në Tiranë.
Vetë ambasada e quan një lajm shumë të mirë dhe një sukses sa i përket shkëmbimeve kulturore mes Rusisë dhe Shqipërisë, duke uruar që kjo frymë të vazhdokë edhe në të ardhmen. Eventi u organizua në kuadër të Festivalit të X-të Muzikor "Po i Mbledhim Miqtë" (4-29 gusht 2016), projekt ky që realizohet nga Konservatori "Çajkovski".
Add new comment