Karaxhiç apelon dënimin për krime lufte
Radovan Karaxhiç ka apeluar dënimin me 40 vite burg për genocid, duke e quajtur gjyqin ndaj tij politik. Karaxhiç ka renditur 50 arsye për të cilat thotë se është dënuar politikisht sepse mbrojti popullin serb të Bosnjës.
Në 24 Mars të këtij viti, Gjykata e Hagës e shpalli fajtor ish-liderin e serbëve të Bosnjës për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srerbrenicë në vitin 1995. Sipas avokatit të tij, Peter Robinson, procesi ndaj Karaxhiç nuk ishte i drejtë, pasi gjykatësit që e gjykuan nuk dinin asgjë për zonën, kulturën dhe gjuhën e serbëve të Bosnjës.
Radovan Karaxhiç, 71 vjeç ishte president i Republica Srpska në Bosnjë ku gjatë periudhës (1992-1995) u vranë mbi 100 mijë njerëz dhe 2.2 milionë u dëbuan. A i shpëtoi i drejtësisë për 13 vjet dhe u arrestua në bitin 2008. Gjyqi ndaj tij zgjati deri në 2014, ku dëshmuan 586 persona.
Add new comment