apelimi

Tatimeve i "shkurtohen degët". Apelimi në varësi të Ministrisë së Financave

Postuar në 05 Shtator, 2016 16:13

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të operojë me një strukturë të re. Disa drejtori do të hiqen nga varësia e saj dhe do t’i kalojnë Ministrisë së Financave. Pikërisht Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Avokati i Tatimpaguesve , do të jenë në varësi dhe si vendndodhje brenda Ministrisë së Financave.
Ndërsa sektori vlerësimit do të shkrihet, ai do të bashkohet me sektorin e kontrollit. Po ashtu procedurat e verifikimit të terren, do të bashkohet me departamentin e hetimit. Ndryshimet vijnë në zbatim të ligjit për procedurat tatimore.

"TemaTv"

Karaxhiç apelon dënimin për krime lufte

Postuar në 22 Korrik, 2016 18:25

Radovan Karaxhiç ka apeluar dënimin me 40 vite burg për genocid, duke e quajtur gjyqin ndaj tij politik. Karaxhiç ka renditur 50 arsye për të cilat thotë se është dënuar politikisht sepse mbrojti popullin serb të Bosnjës.
Në 24 Mars të këtij viti, Gjykata e Hagës e shpalli fajtor ish-liderin e serbëve të Bosnjës për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srerbrenicë në vitin 1995. Sipas avokatit të tij, Peter Robinson, procesi ndaj Karaxhiç nuk ishte i drejtë, pasi gjykatësit që e gjykuan nuk dinin asgjë për zonën, kulturën dhe gjuhën e serbëve të Bosnjës.

Procedurat e reja, Tatimet humbasin kompetenca

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:03

Një nga ndryshimet e rëndësishme të procedurave tatimore të ndërmarra së fundi nga qeveria është edhe kalimi i varësisë së Drejtorisë së Apelimit Tatimor nga Tatimet tek Ministria e Financave. Po ashtu sipas ndryshimeve ligjore në rastet kur biznesi merr të drejtë nga kjo drejtori, tatimet nuk mund të apelojnë vendimin.

Subscribe to RSS - apelimi