Nuk ka më asistencë për reformën, por një lojë pushteti
Dje eurokomisioneri Johannes Hahn shpërndau një propozim që u pranua nga të gjithë protagonistët politikë: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me rol rekomandues, i inkuadruar në Kushtetutë dhe rekomandimet e tij pa detyrim ligjor. Palët shpallën: u arrit konsensusi.
Nga mbrëmja nisën edhe numrat. PS-ja bojkotoi komisionin, shpërndau lajme të rreme se PD-ja ka kërkuar gjëra të reja, të cilat nga sa u mor vesh ishin lojë interepretimi për vetingun, i cili nuk ka sesi të ketë dy standarde.
Thelbi edhe njëherë: ONM-ja, pra të huajt, duhet me patjetër të kenë të drejta ekzekutive dhe vendimmarrëse në sistemin e nesërm. Këtë version e përkrahu në mbrëmje edhe ambasada amerikane me një deklaratë të vetën ku akuzonte specifikisht Lulzim Bashën dhe kërkonte votim individual të deputëtve.
Çfarë mund të konkludohet është e thjeshtë: ambasada mbështet variantin e paredaktuar nga Nuland, pra tërthorazi PS-në, e cila mund të provokojë zgjedhje të parakohshme në funksion të epërsisë morale: që ne jemi me amerikanët.
Së dyti mund të konkludohet se kjo është arsyeja që na mbetet të hipotetizojmë për heshtjen që mbajti dje ambasada amerikane për propozimin e Hahn, njësoj si delegacioni i BE-së, që janë përfshirë tanimë, qoftë edhe padashje, jo në asistencën për reformën, por në një lojë pushteti.
Comments
Shume e qarte!
Shume e qarte!
Add new comment