Ambasadori Lu tërhiqet, LSI jashtë loje
Vizita 4-orëshe në Tiranë e ndihmës-sekretares së shtetit amerikan, Viktoria Njulënd, prodhoi dy lajme: 1-Ambasadori Lu u tërhoq nga varianti i reformës në drejtësi, në të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë do të ishin bosat e spastrimit të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë të korruptuar; 2-LSI doli nga ekuacioni i 94 votave në Kuvend.
Deri dje, Ambasadori Lu po bënte përpjekje të bindëte 94 deputetë shqiptarë që të votonin për variantin e reformës, në të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë do të ishin bosat e spastrimit të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë të korruptuar. Por siç duket, ai e pa që ky numër nuk mund të arrihej. Për t’u arritur ky numër, duhej që 64 deputetë të PS-së, 20 të LSI-së dhe 10 deputetë të tjerë të ndryshëm të votonin për variantin që amabasadori Lu kishte kërkuar përmes një letre publike të votohej në Kuvend, pavarsisht nga përkatësia partiake e çdo deputeti.
Se cilët deputetë nuk i përmbushën llogaritë paraprake të ambasadorit Lu ndoshta nuk do të mësohet kurrë, por fakt është që ndihmës-sekretarja Njulënd nuk takoi asnjë përfaqësues të LSI-së, dhe për më tepër, deklaroi se dy udhëheqësve që ajo takoi (Bashën e PD-së dhe Ramën e PS-së) u paraqiti një propozim hibrid, të hartuar nga ambasadori Lu dhe ambasadorja Vllahutin, i cili mund të përbëjë bazën e konsensusit mes dy paleve.
Fill pas kësaj deklarate, LSI-ja u shperndau mediave një letër te Petrit Vasilit drejtuar Fatmir Xhafës së PS-së, e cila, në fakt, ishte shkruar që në 8 korrik. Në të, Vasili i kërkonte Xhafës informacion mbi negociatat rreth zgjidhejs së nyjes së vettingut, ku kishte ngecur konsensusi. Siç duket qartë nga publikimi i kesaj letre, LSI-ja nuk është konsultuar fare rreth atij variantit hibrid, i cili e bëri optimiste ndihmës-sekretaren Njulënd, se do të përbëjë bazën e konsensusit mes dy partive të mëdha.
Dhe në qoftë se optimizmi i ndihmës-sekretares Njulënd materializohet, 21 korriku do të prodhojë një reformë të drejtësisë shqiptare që do ketë këto pika kyçe:
1-Prokuroria speciale antikorrupsion do të përzgjidhet e do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara;
2-Byroja e hetimit që do të përgatisë dosjet për këtë prokurori do të përzgjidhet dhe do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të FBI-së amerikane;
3-Këshilli i emërimeve në drejtësi nuk do të zgjidhet nga partitë, por do të zgjidhet çdo vit me short nga gjyqtarët e prokurorët;
4-Drejtuesit e lartë të gjykatave dhe të institucioneve kryesore të dretësisë, në qoftë se nuk marrin dot votat e cilësuara në Kuvend (pra, nqs nuk marrin konsensusin e partive të Kuvendit), zgjidhen drejtpërdrejt, bazuar në renditjen që ka bërë këshilli i emërimeve (i cili, nga ana e tij, nuk varet nga partitë);
5-Komisioni i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, si dhe komisioni i apelit për këtë qëllim, do të përzgjidhen me pjesëmarrjen hibride të Kuvendit të Shqipërisë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, por do të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të një komisioni ndërkombëtar vëzhgimi, me ekspertë të dërguar nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja.
Comments
po nga ndryshon ky varianti
po nga ndryshon ky varianti nga varianti i pare??te njejtat gjera na u thane dhe variantin e lu-rames.me pak fjale garanti eshte usa.po basha propozoi lenien e nderkombetarve jashte reformes,ku gjendet optimizmi per konsensus ketu?!gjithsesi uroj te jete keshtu sic shkruhet ketu e politika te kete celesat e kashtes.mbase po vjen koha te hedhim hapin e pare drejt te ardhmes.
Kesaje i thone, numurim
Kesaje i thone, numurim rrethor. Kudo qe te vesh doren, konsiderohet fillim me numur nji. Pra, si Donald Lu, dhe si Lu Donald, eshte njelloj.
Eshte njelloj si te thuash se, Sali Berisha do te shkoje ne burg, me, ne burg do te veje Berisa Sali.
Pra, ky propozimi i ri, eshte i njejte ne thelb, kriminelet dhe hajdutet do te vene ne burg.
LSI eshte SUPERBANDE, POR JO
LSI eshte SUPERBANDE, POR JO MUZIKORE.
KANE SHITUR E SHESIN CDO GJE NE % E PUSHTETIT QE KANE MARRE ME PD-ne E PS-ne.
Me 1/10 e lekeve te vjedhura vjedhin vota
Add new comment